Dështon përfundimisht zgjedhja e presidentit, Kosova zyrtarisht në zgjedhje
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh Presidentin as brenda afatit, i cili ishte vendosur në Aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, që ishte thirrur për orën 23:00, ka dështuar në mungesë të kuorumit, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë.
Për pasojë, vendi shkon me automatizëm në zgjedhje të parakohshme.
Kështu njoftoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
”Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen sipas afatit kushtetues”, u shpreh ajo.
Ndryshe LVV-ja, i kërkoi LDK-së 15 nënshkrime për kandidatin e saj për president, duke e ftuar që të jetë kundërkandidat i Feride Rushitit.
Por, LDK-ja opozitare tha se partia e kryeministrit Albin Kurti po kërkon që t’i bëhet kuorumi dhe nuk po ofron vota për kandidatin e tyre.



