Dështon seanca e thirrur nga LV-ja

19 nëntor 2025 | 12:47

Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ishte paraparë votimi i komisioneve parlamentare, disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxheti për vitin 2026. Kjo pasi nuk është siguruar kuorumi i nevojshëm për mbarëvajtjen e saj.

Edhe në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka lejuar debatin.

Në fjalën e tij, ai u ka bërë thirrjeve partive të ish-opozitës që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në këtë seancë.

Më pas, fjalën në këtë seancë fjalën e ka marrë shefja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nëse sot nuk krijohen komisionet, do të humbin disa fonde.

Pas fillimit të seancës, në sallë ka hyrë edhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

Në fjalën e tij, ai ka treguar pse PDK-ja nuk po marr pjesë në seancën e sotme.

Në adresimin e tij, ai ka thënë se kjo seancë është në kundërshtim me kushtetutën.

Ai e ka kritikuar kryeparlamenatrin Dimal Basha që nuk ka treguar nëse kjo seancë ka kuorum.

“Kjo seancë do të mbahet mend, si seancë ku të gjithë ne, Kryetari i Kuvendit, deputetët e VV-së, të gjithë qytetarët e Kosovës, çdo kush e di që është e paligjshme dhe jo kushtetuese. Asnjë Kuvend nuk mund të mbaj seancë pa zgjedhur qeverinë”, ka thënë ai.

Në fund të adresimit të tij, ai ka kërkuar nga kryetari Dimal Basha që të ndërpritet kjo seancë.

Para seancës, edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kjo seanca nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë…