​Dështon seanca ndaj dy serbëve të akuzuar për krime lufte në Kosovë

24 tetor 2025 | 11:43

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj ndaj Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të akuzuar për krime lufte.

Kjo ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit, Zoran Kostiq i cili ka thënë se deklaratën e dëshmitarit që sot ishte paraparë të dëgjohet e kanë pranuar në gjuhën serbe me vonesë. Sipas tij, të njëjtën e kanë pranuar vetëm 10 minuta para fillimit të seancës, raporton “Kosovapress”.

Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq akuzohen se në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serbë, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Prokurorja e rastit, Florije Shamolli, ka kërkuar që seanca të vazhdohet me marrjen në pyetje të dëshmitarit, Naim Haliti vetëm nga ana e prokurorit.

Por kjo përsëri është kundërshtuar nga avokati i Kostiq, Predrag Milkoviq.

Më pas kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shal, ka thënë se duke mos dashur t’ia mohojë të drejtën mbrojtjes për një mbrojtje efektive nuk ka kushte për vazhdim të seancës dhe ndërpreu seancën.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 24 nëntor në ora 13:15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Rrukaj shpall të pavlefshme diplomën dhe dëftesat e shkollës…