Dështon takimi i kryetarit të KKSH, Enkel Rexhepi, dhe kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

15 korrik 2025 | 20:10

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi nuk ka pranuar ta heq flamurin kombëtar, ndërsa Martinoviqi ka lëshuar objektin e KKSH pa filluar fare takimi.

Takimi i paraparë të mbahej në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndërmjet Kryetarit të Këshillit, z. Enkel Rexhepi, dhe Kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, z. Aleksandar Martinoviq, është anuluar.

Shkak i anulimit ka qenë mospranimi i z. Martinoviq për të zhvilluar takim në zyrat e Këshillit, për shkak të pranisë së flamurit kombëtar shqiptar, në mungesë të flamurit serb. Nga ana tjetër, Kryetari i Këshillit, z. Rexhepi, ka qenë i qartë dhe i palëkundur në qëndrimin e tij, duke refuzuar heqjen e flamurit kombëtar shqiptar nga ambientet zyrtare të institucionit përfaqësues të shqiptarëve në Serbi.

Ky veprim përfaqëson një tjetër shfaqje të qasjes përjashtuese e të papranueshme ndaj simboleve kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe si i tillë, krijon klimë të padëshiruar për dialog institucional dhe bashkëpunim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Gary O’Donoghue, BBC Donald Trump e ka zakon të…