Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel! Ky është shteti që pengoi sanksionet e reja kundër Rusisë

15 korrik 2025 | 19:57

Shefja e politikës së jashtme evropiane Kaia Kallas tha se ishte “vërtet e trishtuar” nga ngjarja.

Bashkimi Evropian dështoi sot të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, në mbledhjen e Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme në Bruksel.

Shak u bë kundërshtimi i Sllovakisë, që nuk pranoi bllokun e ri të sanksioneve. Më parë, kryeministri sllovak Robert Fico kishte njoftuar se përfaqësuesi i vendit të tij në Këshill do të kërkonte një shtyrje të votimit.

Ai argumentoi se kërkesa pasqyron qëndrimet e partive politike të vendit të tij mbi propozimet e paraqitura nga Komisioni për të ndihmuar Sllovakinë të kapërcejë çdo pengesë që do të hasë në furnizimet e saj me gaz pas ndalimit të planifikuar të importeve të gazit rus nga viti 2028. Ky plan nuk lidhet me paketën e re të sanksioneve, por Sllovakia i lidhi të dy çështjet.

Shefja e politikës së jashtme evropiane Kaia Kallas tha se ishte “vërtet e trishtuar” nga ngjarja, duke shtuar se tani “topi është në fushën e Sllovakisë“. Kalas tha gjithashtu se çështja e aseteve të “ngrira” ruse në BE do të diskutohet në takimin joformal të ministrave të jashtëm në fund të gushtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka…