
Dështon transferimi i Boniface te Milani
24 gusht 2025
| 17:42
Pas rikthimit të sulmuesit Boniface në Gjermani, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka dhënë një deklaratë të fortë.
I pyetur nga “Bild” për nigerianin, ai është shprehur: “Nëse Boniface kthehet në Leverkusen, akordi me Milanin anulohet . Ky nuk është sekret”.
Sipas tij, nuk do të ketë hapa mbrapa. “Jo, ky akord nuk mund të rinegociohet. Kushtet fizike të lojtarit janë përmirësuar. Ne besojmë te rritja e tij, por duhen bërë hapat e nevojshëm”.
Me pak fjalë, kaq ishte! Milani nuk ka shans ta blejë edhe nëse pendohet.