Dështon transferimi i Xhakës në Milan

26 qershor 2025 | 15:53

Transferimi i Granit Xhakës te skuadra e Milanit po duket gjithnjë e më i pamundur për shkak të kërkesave të Bayer Leverkusenit. Bëhet e ditur se për momentin një lëvizje e tillë e Xhakës në “San Siro” është e pamundur për shkak se klubet tashmë kanë ndërprerë negociatat.

Milani ka bërë dy oferta për Xhakën, por të dyja janë refuzuar nga Leverkuseni pasi ekipi gjerman po e vlerëson mesfushorin të paktën 15 milionë euro.

Ekipi italian ka ofruar 10 dhe 12 milionë euro, të cilat nuk kanë mjaftuar për ta bindur Leverkusenin për ta liruar 32-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2028. Në fakt, Xhaka ka arritur marrëveshje personale me Milanin, ku është pajtuar me kontratë trevjeçare në vlerë prej 12 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot rreth…