Dështon zgjedhja e kryesuesit të KGjK-së, rishpallet konkursi

30 prill 2026 | 14:40

Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ku dy kandidatët Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi, sikurse në raundin e parë, kanë marrë nga pesë vota. Me këtë rast, ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të ri dhe është rishpallur konkursi.

Edhe këtë herë, në votim morën pjesë 11 anëtarë, ku një votë u shpall e pavlefshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Zëvendëskryesuesja Arjeta Sadiku, ka thënë se në bazë të Rregullores, meqenëse asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme, rishpallet konkursit.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Soni Malaj vazhdon të jetë një nga emrat më…