Detaje nga aksioni i hetuesve të Speciales për dosjet në zyrat e veteranëve

08 shtator 2020 | 17:17

Katër hetues nga Prokuroria e Specializuar kanë ardhur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe i kanë marrë dosjet e Speciales, për të cilat është thënë se kanë ardhur nga disa persona anonim.

Sipas deklarimeve që u bënë dje nga kjo organizatë dyshohet se këto kanë të bëjnë me Specialen.

Dosjet kanë qenë të vendosura në katër kuti, ndërsa tre kuti janë në media.

Njëri nga këto është ruajtuar për Prokurorinë e Kosovës, ndërsa ajo është marrë nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Nga OVL UÇK nuk kanë dhënë më shumë detaje përpos që e kanë konfirmuar rastin nëpërmjet sekretarit Faton Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur…