
Detaje nga rasti tragjik i mërgimtarit që dyshohet se u mbyt në Ujman – vazhdojnë kërkimet
27 korrik 2025
| 20:21
Po vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit 33-vjeçarit i cili dyshohet se është mbytur paraditen e sotme në Liqenin e Ujmanit, por që ende nuk ka ndonjë gjurmë të trupit.
Policia është lajmëruar nga një familjar i 33-vjeçarit.
“Ai është ndalur te liqeni për not dhe ka kërcyer prej urës, pastaj s’ka dalë më. Pas pak minutash është lajmuar policia. Prezent janë policia, ekipi i kërkim-shpëtimit dhe ekipi mjekësor”, tha gazetarja Hasani.
Tutje, ajo bëri të ditur se familjarëve të 33-vjeçarit herë-herë po iu nevojitet ndihma mjekësore.