
Detaje të reja nga sulmi izraelit në Doha: U vra djali i liderit të Hamas, por të tjerët mbijetuan
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi izraelit në Doha. Sky News raporton se djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, mbeti i vrarë, por anëtarë të tjerë të udhëheqjes së Hamasit mbijetuan.
Al-Hayya është një udhëheqës i Hamasit i cili iku nga Gaza dhe konsiderohet figura më me ndikim e grupit jashtë vendit që kur Ismail Haniyeh u vra në korrik 2024.
Ai është një nga pesë burrat në këshillin udhëheqës të Hamasit që kanë udhëhequr grupin që kur Yahya Sinwar u vra nga Izraeli tetorin e kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që Izraeli ka vrarë një anëtar të familjes së Al-Hayyas.
Një sulm ajror izraelit goditi shtëpinë e familjes së tij në lagjen Sejaiyeh të qytetit të Gazës në vitin 2007, duke vrarë disa nga të afërmit e tij.
Gjatë luftës së vitit 2014 midis Hamasit dhe Izraelit, shtëpia e djalit të tij të madh, Osama, u bombardua, duke vrarë atë, gruan e tij dhe tre nga fëmijët e tyre.