Detajet e fundit nga bisedimet Ukrainë-Rusi

28 shkurt 2022 | 16:27

Edhe pas katër orësh, po vazhdojnë bisedimet mes delegacionit të Rusisë dhe të Ukrainës. Një zyrtar i presidencës ukrainase sapo ka thënë se ekipet janë gati për “rundin e tretë të bisedimeve”.

Bisedimet Rusi-Ukrainë, të cilat kanë nisur sot “pa parakushte”, nuk kanë përfunduar akoma. Pas pak minutash pauzë, pritet që negociatorët të kthehen në tavolinë, ka njoftuar Mykhailo Podoliak, këshilltar i shefit të stafit të presidentit ukrainas.

Negociatat po zhvillohen në kufirin me Bjellorusinë.

Ndërsa, ngjarja më signifikante e këtyre orëve në Ukrainë, është një sulm i kryer nga Rusia në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kahrkivin, derisa po zhvilloheshin bisedimet.

Raportet se në sulmet e para pak orëve kanë vdekur shumë civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse, “Big Brother VIP” ka 10 ditë që ka mbaruar,…