Detaji që nuk u vu re, shikoni ndryshimin drastik që Trump i ka bërë Shtëpisë së Bardhë
Presidenti amerikan Donald Trump ka kryer disa ndryshime rrënjësore në Shtëpinë e Bardhë.
Shumë prej atyre që e ndoqën takimin e tij të djeshëm me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky, e vunë re këtë ndryshim drastik.
Ai ka zgjedhur të dekorojë dhomën e pritjes me dekore në ngjyrë ari. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më herët se Trump dhe donatorë privatë do të financojnë një kosto prej rreth 200 milionë dollarësh për një sallë të re ballo.

Që nga rikthimi në detyrë, Trump ka trefishuar numrin e pikturave që varen në muret e zyrës. Raftet dhe sipërfaqet janë të zbukuruara me flamuj, statuja.
Dhe në përputhje me stilin që ai ka ndjekur për dekada, ka ar kudo: figurina të reja prej ari të verdhë në mantel dhe medaljone në oxhak, shqiponja të arta në tavolinat anësore, pasqyra të praruara rokoko në dyer dhe, të vendosura në frontonet sipër dyerve, kerubina të vegjël prej ari të dërguar nga Mar-a-Lago. Edhe telekomanda për televizorin poshtë korridorit është e mbështjellë me ar, raportoi më herët CNN.









