“Deutsche Telekom”, nisi përgatitjet për privatizimin e Telekomit

19 gusht 2019 | 15:04

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka zhvilluar takimin e parë me kompaninë “Detecon International GmbH”, dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lidhur me privatizimin e Telekomit të Kosovës.

Lluka në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se BERZH-i me kërkesën Qeverisë së Kosovës, ka financuar në formë të grantit dhe ka përzgjedhur kompaninë “Detecon”, degë e kompanisë “Deutsche Telekom”, për të përgatitur kompaninë për privatizim, projekt ky që do të zgjasë rreth pesë muaj.

“Në takimin e parë me kompaninë “Detecon International GmbH” dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), lidhur me privatizimin e Telekomit të Kosovës. BERZH, me kërkesën tonë, ka financuar në formë të grantit dhe ka përzgjedhur kompaninë “Detecon”, degë e kompanisë “Deutsche Telekom”, për të përgatitur Telekomin për privatizim, projekt ky që do të zgjasë rreth 5 muaj. Ekipi nga “Detecon”, qëndruan në Kosovë ku u takuan me akterët kryesorë që prekin këtë ndërmarrje të rëndësishme për ekonominë e vendit. Qeveria e Kosovës është e interesuar të privatizoj pjesën vendimmarrëse të Telekomit, pra rreth 51%, duke qëndruar aksionarë për pjesën tjetër dhe kështu, duke përmirësuar kualitetin e operimit, zvogëluar humbjet dhe rritur efikasitetin e Telekomit”, KA SHKRUAR Lluka, duke shtuar se “Në këtë takim diskutuam për hapat e ardhshëm, planin e projektit dhe vendet potenciale që kanë pasur privatizim të suksesshëm e që duhen të krahasohen me ne. Falenderoj BERZH që ju ka përgjigjur kërkesës për përkrahje, duke rritur besueshmërinë dhe transparencën e këtij procesi të ndjeshëm për vendin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto Mançini mendon se Juventusi është larg skuadra më e…