
Dhelpra ia mësyn Senatit amerikan, e kafshon republikanin
06 prill 2022
| 08:50
Një republikan është sulmuar në senatin amerikan “Capitol Hill” nga një dhelpër.
Ami Bera ka thënë se ndjeu se diçka që i erdhi nga pas, teksa po ecte pranë një prej ndërtesave të zyrave të Senatit.
Ai iu kthye duke e përdorur çadrën e tij për të shmangur atë që mendonte se do të ishte një qen i vogël, por shpejt e kuptoi se e kishte ngatërruar me një dhelpër.
Policia në SHBA, paralajmëroi se mund të ketë disa strofka dhelprash në territorin e Kapitolit dhe se personeli i kontrollit të kafshëve do të vihet në kërkim që të gjenin çdo gjë të dyshimtë.