Dhëndri hakmerret ndaj nuses ditën e dasmës, publikon tradhtinë me kunatin e saj

10 gusht 2022 | 08:40

Një dhëndër ka ekspozuar nusen në ditën e tyre të dasmës duke publikuar një video ku shihej duke e tradhtuar me kunatin e saj. Videoja e realizuar në vitin 2019 u rishfaq së fundmi në “TikTok”, duke shkaktuar bujë në internet. Ngjarja ka ndodhur në Kinë.

Pasi dhëndri ekspozon videon para të ftuarve që shohin të tmerruar, dëgjohet duke thënë: “A ke menduar se nuk e dija për këtë?” Më pas shihet nusja duke i hedhur buqetën me lule. Por mënyra sesi është hakmarrë dhëndri ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale.

Shumë përdorues ishin në anën e dhëndrit duke thënë se nusja mori atë që meritonte, ndërsa të tjerë theksonin se ai dukej se kishte anuluar martesën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…