Dhimbje e madhe për familjet Bajraktaraj dhe Kastrati: Flet familjari i të riut nga Peja që vdiq në aksidentin në Luksemburg

02 shtator 2025 | 21:12

Tre të rinj kosovarë kanë vdekur në një aksident në Luksemburg, dy prej të cilëve janë vëllezër nga Isniqi, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj, si dhe i riu Edonik Kastrati nga Peja.

Familjari i Edonikut tregon se si e kanë marrë lajmin e rëndë.

Ai gjithashtu u shpreh se ende nuk dinë se kur do të bëhet varrimi, derisa theksoi se dhimbja e tyre është e madhe.

“Vëllai i babait të viktimës, më ka thirrur në telefon dhe më ka informuar për rastin. Fillimisht e kam pyetur a janë gjallë, më ka thënë jo, ka vdekur” .

“Trupat e pajetë janë dërguar për autopsi dhe derisa Mjekësia Ligjore nuk e thotë fjalën e fundit, nuk dimë asgjë për varrimin, kohën. Dhimbja është shumë e madhe”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Situata me kuvendin dhe moskonstituimin e institucioneve…