Dhitë bëjnë joga, trendi i ri “pushton” Suedinë (Video)

13 shtator 2019 | 11:52

Në Suedi banorëve të kryeqytetit Stokholm u ofrohet mundësia të marrin pjesë në seancë joge bashkë me dhitë, duke praktikuar pozicionet në një park, ndërsa kafshët enden aty rrotull, e pushojnë në këmbët e tyre.

Ideja është e Malin Tyren Bakken, e cila ka dëgjuar për herë të parë për “Joga-n me dhi” kur kishte vizituar familjen në Nju Jork.  Iu duk mjaft interesante, andaj kishte nisur ta vinte në jetë verën e vitit 2018 në Lidingo në Stokholm, ku mban me dhjetëra dhi.

Mësimet e saj, që zhvillohen në një rrafshinë e do të vazhdojnë edhe gjatë dimrit, po ngjallin interes të madh, ndërsa çdo grup që ndjek “leksionet” përbëhet nga afërsisht 20 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna është paraqitur tepër “cool” derisa ka prezantuar linjën e…