Dhjetë alpinistë të vdekur nga stuhia e borës në Iran

27 dhjetor 2020 | 15:15

Stuhitë e borës në Iran lanë së paku 10 alpinistë të vdekur dhe disa të zhdukur.

Lajmi është bërë me dije nga televizioni shtetëror, pas disa ditësh me reshje me borë dhe erëra të fuqishme, që bllokuan rrugë në shumë pjesë të vendit.

Sipas disa raporteve, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në malet në veri të Teheranit, mbeten të zhdukur.

Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës, por pritet të vazhdojnë sot.

Autoritetet e parashikimit të motit i kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliona amerikanë humbën përkohësisht përfitimet nga të qenët të papunë,…