Dhjetë mësues shqiptarë në Kinë kërkojnë ndihmë

26 janar 2020 | 19:23

Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze kërkojnë ndihmë përmes “Top Channel”-it, për t’u rikthyer në Shqipëri.

Një prej tyre kontaktoi me gazetarin e “TCh”, Muhamed Veliun, të cilit përmes një mesazhi në “whatsapp” i thotë:

“Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptarë mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”

Ai po ashtu thotë se: “Këtu në Changsha një qytet me 7 milion banorë ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë qe ka 18 te infektuar por ka me shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Golden Eagle Ylli ka fituar derbin e kësaj xhiro,…