
Dhjetë transferimet më të shtrenjta të verës
Afati kalimtar veror 2025 solli disa lëvizje rekord në tregun e futbollit evropian, me Liverpoolin që u shndërrua në protagonistin kryesor.
Klubi anglez realizoi transferimin më të shtrenjtë të verës duke siguruar shërbimet e Alexander Isak, ndërsa gjithashtu investoi shuma marramendëse edhe për Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, duke e dominuar kështu renditjen e blerjeve më të mëdha. Pas tyre vjen Manchester Unitedi me blerje të mëdha.
Sipas mediumit TNT Sports, Alexander Isak është transferimi më i shtrenjtë i verës me blerjen që i kushtoi Liverpoolit plot 143,57 milionë euro.
Edhe vendi i dytë dhe i tretë i takojnë Liverpoolit, me Florian Wirtz, i cili kushtoi 124 milionë euro dhe Hugo Ekitike që u ble për rreth 95 milionë euro.
Nico Woltemade është blerja e katërt më e shtrenjtë e verës me një transferim që kushtoi rreth 85 milionë euro, teksa pas tij vijnë dy blerjet e Manchester United, Benjamin Sesko (76.15 milionë euro) dhe Bryan Mbuemo (74.66 milionë euro).
Vendi i shtatë i takon një transferimi që vjen jashtë Ligës Premier, me Victor Osimhen që u ble për rreth 75 milionë euro nga Galatasaray, i teti Matheus Cunha për rreth 74 milionë euro, i nënti Luis Diaz (69.72 milionë euro) dhe dhjetëshja që mbyllet me Martin Zubimendi (69.72 milionë euro).
Më poshtë keni 10 transferimet më të shtrenjta të verës: