Dhjetëra të arrestuar në protestat antiqeveritare në Armeni

18 prill 2018 | 18:48

Mijëra armenë protestuan të mërkurën në Jerevan, për të kundërshtuar zgjedhjen e ish-presidentit Serzh Sarkisian kryeministër.

Udhëheqësi i opozitës, Nikol Pashinian, ka drejtuar turmën drejt zyrës së Sarkisianit dhe u zotua se do t’i zgjerojë bllokadat e ndërtesave kryesore qeveritare.

Policia i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se ka arrestuar 66 protestues.

Partia Republikane e Armenisë, e cila udhëhiqet nga Sarkisian, i ka kërkuar Pashinianit të angazhohet në dialog, duke e paralajmëruar se “nuk është në rregull të vazhdojë të abuzojë me vullnetin dhe durimin politik të qeverisë”, raporton “Rel”.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga të dyja palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, ndërsa Rusia ka theksuar se ligjet nuk duhet të thyhen.

Protestat e reja janë zhvilluar një ditë pasi Parlamenti ka votuar Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e vazhdueshëm të tij pas një dekade si president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të vizitojë javën…