Dhjetëra të vdekur nga sulmet me makinë-bombë në Libi

24 janar 2018 | 10:38

Dhjetëra persona janë vrarë dhe lënduar, pas shpërthimit të dy makinave-bomba jashtë një xhamie në qytetin Bengazi në Libi.

Zyrtarët e spitalit lokal kanë thënë se të paktën 27 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë lënduar, në shpërthimin e 23 janarit.

Dëshmitarët kanë thënë se bomba e parë ka eksploduar derisa besimtarët kanë qenë duke u larguar nga xhamia. Bomba e dytë ka shpërthyer 30 minuta më vonë, pasi shpëtimtarët dhe civilët janë ofruar për t’iu ndihmuar të lënduarve.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Libia është përballur me trazira që nga koha e diktatorit, Muammar Qaddafi, i cili ishte rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë më pas më 2011. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
70 trupa të Gardës Ushtarake Kombëtare të Kalifornisë janë nisur…