Dhoma e Tregtisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën e Lipjanit

06 korrik 2023 | 13:55

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komuna e Lipjanit, përmes së cilit pajtohen që të krijojnë partneritet të qëndrueshëm me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset dhe nga vetë bizneset, në fusha të ndryshme, si dhe asistimit, promovimit dhe përkrahjes së bizneseve.

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë, Arsim Selmonmusaj, ka thënë se bizneset që DHTIK-ja përfaqëson mirëpresim bashkëpunimin me Komunën e Lipjanit, e gjithashtu shprehu gatishmërinë e Dhomës për promovim të ofertave përkrahëse për zhvillim të bizneseve në Komunën e Lipjanit.

Ndërsa, drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit, Valon G. Pacolli, ka falënderuar Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, duke theksuar se përmes memorandumit do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy palëve dhe së bashku do të trajtohen edhe barrierat që hasin bizneset në nivele më të larta, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Lipjan.

Pacolli ka theksuar që prioritet i komunës mbetet zhvillimi ekonomik.

“Prandaj në vazhdimësi mbështesin bizneset dhe për këtë kanë ndarë edhe Zonën Ekonomike në fshatin Qylagë të komunës së Lipjanit”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 6 korrik se…