
Dhoma gjumi, zyrë, dhomë ngrënie, ja si duket një tren mbretëror
Është një javë e rëndësishme për dukeshën e Kebrixhit, pasi ajo shënoi një moment historik duke udhëtuar për herë të parë me Trenin Mbretëror.
Kate është bashkuar me burrin e saj Princ William për një turne tre-ditor në Britani, gjatë të cilit ata do të takojnë punëtorë të vijës së parë, vullnetarë, stafin e shtëpive të kujdesit dhe mësuesit të cilët kanë punuar gjatë të gjithë pandeminë Covid.
Treni ka dhoma gjumi, banjo, një dhomë ndenje dhe një dhomë të madhe ngrënie. Ekziston edhe një zyrë ku Mbretëresha punon gjatë udhëtimeve të saj.
Treni ka gjithashtu hapësirë ??për stafin e saj, dhe ka dhoma gjumi me shtretër marinari.
Ndërsa kjo është hera e parë që Kate udhëton me tren, Meghan Markle udhëtoi me të të vetëm disa javë pas dasmës së saj mbretërore.