Dhunohet një e mitur në Gjilan, s’pranon të kthehet në familje

17 prill 2024 | 08:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur.

Rasti thuhet se ka ndodhur në Gjilan. Sipas raportit të Policisë viktima është dërguar në strehimore pasi që nuk ka pranuar të kthehet në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar trajnimin Taktika me…