Dhunohet një vajzë në Gjakovë
                18 gusht 2022
                |  11:51
            
        Një vajzë ka raportuar në polici se më 12 gusht është dhunuar nga një person i dyshuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është kërkuar, por i njëjti nuk është gjetur ende.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është kërkuar nga policia por nuk është hasur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        