Dhunuesit e Kushtetutës

29 shtator 2025 | 15:27

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Të hurit e të konopit, injorantë: Gjykata Kushtetuese në një vend normal është Mali Olimp i interpretimit të Kushtetutës së vendit, mbi te është vetëm Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasbur, Francë. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës falë mashtruesve Kurthi, Osmani, Shvarc dhe Konjufca që u përpoqën t’i mashtrojnë baballarët e mashtrimit – ndërkombëtarët. Kurthi dhe Zonja Vdekje e “diplomacisë” kosovare, brenda natës ua bartën pronat popave të Manastirit të Deçanit duke dhunuar rregullat e kadastrit gjithnjë duke u thirrur në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për popat e Manastirit nuk i bë në fillim të mandatit qeverisës por në fund. Po të ishte bërë në fillim të mandatit sot Kosova do të ishte në Këshill të Evropës. Patriotizmi folklorik i mashtruesve, edhe i pajisi me fletë poseduese popat e Manastirit të Deçanit për toka që ua kishte dhuruar Sllobodan Millosheviqi, edhe na la jashtë Këshillit të Evropës. Fillimisht nuk e pranuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pastaj për një bythë pushteti brenda 24 orëve e zbatuan këtë vendim.

Kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi qeverinë e KM Avdullah Hoti, këta musketirët e patriotizmit folklorik, antikombëtarë dhe mjeranë mashtrues e lëvduan këtë Gjykatë deri në qiell. Çdo vendim i GJK që ishte në dobi të pushtetit, përkrahej dhe glorifikohej, deri në orgazëm. Në të kundërtën, çdo vendim që ua shkelte kallon e pushtetit sulmohej nga, kryesisht militantë injorantë që nuk kanë as njohuri elementare për Kushtetutën. Paraprakisht, fitilin e këtyre sulmeve e ndezte, Albin Kurthi e që pastaj, në vallen e injorancës mindilin e merrte Lenka Haxhiu, Arbëresha, Sali Protopapa, Lil Kumbara i spasiqëve, Lal Culla, Elbert Krasniqi, Donika Shvarc, Pec Krymbi etj. Për ta përfunduar vallen e injorancës, mindilin (nga xhepi i doktor hajnit) e merrte një super mashtruese dhe super përfituese, Vojsa Osmani. Me rëndësi jetike është se Lenka Haxhiu dhe Vojsa Osmani janë juriste që edhe më shumë e komprometojnë besimin në shtetin ligjor dhe shtetin e së drejtës.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 kur lëkundej pushteti, Kurthi me zonjën Mihalidis u përcaktuan për bllokim të formimit të institucioneve duke e ngritur lart flamurin e patriotizmit të rremë – luftën kundër Listës Serbe. Lufta bëhej përmes marionetave në KQZ dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Paralelisht donin ta shpallnin Listën Serbe si organizatë terroriste, jo me vendim të gjykatës por me vendim politik duke u mbuluar me Millan Radoiçiqin kurse, në anën tjetër shefja e GP-së të LVV-së, mercenare e të gjitha pushteteve, Mimoz Kusari shkrihej duke u llafosur me Sllavko Simiqin dhe Millan Radoiçiqin, si biseda midis zemlakut dhe zemlakes. Pas çdo vendimi ua bënin publik emrat e gjykatësve të GJK që nuk “ua krehnin bishtin..”, duke ua bërë pushkatimin publik. Një gjykatësi të Gjykatës Supreme ia ndryshuan emrin dhe përkatësinë etnike, nga Leku e bënë Elek. Rrogëtarja permanente e Kurthit, Vojsa Osmani, për ta rifituar besimin e gospodarit, thirri mbledhje të jashtëzakonshme për media. Mendova se po i shpallë luftë Serbisë, jo shkaku i Kosovës por shkaku i Ukrainës. Kur, kjo super mashtruese dhe super përfituese tha se rreziku kryesor për Kosovën është Llabani, prandaj të gjithë duhet t’i bashkëngjiten këtij inkursioni të sajuar, jo për të mbrojtur rendin kushtetues por për të siguruar edhe një mandat. Brutaliteti i sulmeve ndaj Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pashembulltë për një vend normal dhe politikanë normal! Qëllimi ka qenë që vendi të zhytet në një krizë për ta instaluar dhe legalizuar anarkinë e menaxhuar mirë për ta mbajtur pushtetin. Kjo nuk ka lidhje as me “luftën” kundër Listës Serbe e as me Llabanin, është vetëm pretekst për një çmenduri të orkestruar të grabitësve të pushtetit, antikombëtarë, anti-shtet dhe anti-UÇK.

Sikur që çdo gjë e ka një fund, edhe këto sulme do ta kenë një sulm, të imponuar nga frika, gjithsessi. Nga frika nga ndërkombëtarët. Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, bisedës nga DASH-i me kryetarin e GJK dhe vizitës së shefit të EULESH-it gjyqtarit Leku, shqiponjat e LVV-së u bënë pula të ndukura. Siç thotë Kurthi; brenda shqiponja me ndërkombëtarët pula (për regjimin e “vjetër”..), edhe regjimi aktual është i njëjtë, edhe më të mjerë madje.

Nga frika se mund të sanksionohen edhe më shumë janë shndërruar në pula. Në fakt i janë kthyer origjinës, asnjëherë nuk kanë qenë shqiponja!

Janë paluar përkohësisht. Kurthi në vizitat e kurdisura në Amerikë ia dha një rrebesh GJK të Kosovës para një grushti komunistësh amerikanë.

Cili do të jetë vendimi i GJK-së: Nuk jam njohës i GJK të Kosovës si Kadriu p.sh. por mendoj se mund të jetë vetëm një vendim normal dhe kushtetues; rikthimi në pako i votimit për nënkryetarët e pakicave. LVV-ja është para një sfide, po nuk e votuan Simiqin, nuk votohet as Emily Bronte Redzepi. Një propozim miqësor edhe për LVV-në, edhe për opozitën; votoni kandidatët e propozuar nga pakicat, as nuk bëni tradhti e as nuk bëheni më patriotë! Kështu keni votuar në vitin 2021, dhe, asgjë nuk humbët! Votoni dhe merruni vesh për një koalicion qeverisës, nuk ka tjetër rrugëdalje. Qoftë edhe deri në zgjedhje të reja!

Gara për Prishtinën: Janë tre kandidatë vetëm për një post të kryetarit, Përparim Rama, Hajnrullah Çeko dhe Uran Ismaili. Rama qeverisjen e ka rutinë, Çeko nuk ka personalitet por e ka partinë e fortë. Uran Ismaili ka personalitet por ngecë me parti. Përkundër simpative apo dëshirës, jam fort i sigurt se Përparim Rama do të fitojë edhe një mandat nëse në ndërkohë nuk ndodhë ndonjë shembje e madhe. Do të jenë interesante koalicionet pas balotazhit, do të ketë koalicione të pabesueshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,…