DHUNUESIT E SHPRESËS!

12 mars 2026 | 16:11

Behxhet Sh. SHALA  – BAJGORA

“Mëshira” e dhunuesit: Në vitin 2025 institucionet më të sulmuara në Kosovë nga pushteti autokratik i sundimtarit Kurthi ishin prokuroria, sistemi gjyqësor dhe mediat. Ndërkaq, brutaliteti i sulmit drejtohej fuqishëm kundër Gjykatës Kushtetuese nga të gjithë robtë e mbrapshtë të LVV-së. Në këtë teatër të kukullave penjtë tërhiqeshin nga një agjente greke që fletë dhe shkruan shqip për analfabetët e pushtetit e që është eminenca gri e të gjitha të këqijave që e pllakosën Kosovën në dhjetë vitet e fundit. Kur një pushtet sillet në mënyrë aq banditeske kundër Gjykatës Kushtetuese nënkupton se e kemi prekur fundin, edhe si shoqëri, edhe si shtet! Vallen e dhunimit brutal të Gjykatës Kushtetuese e kanë udhëhequr KM Kurthi, presidentja në largim Vojsa Osmani dhe ministrja e Drejtësisë, Lenka Quko. Pastaj, përmbarimin e ekzekutimit të këtij dhunimi kundër Gjykatës e bënë të mëdhenj përkah budallakia dhe të vegjël përkah dija, integriteti dhe morali, me tituj akademikë dhe diploma të Muçivërcës sikur edhe dijetarë me nam dhe njohës të Kushtetutës si Agim Bahtiri, Edona, Zezona, Matoshka, Donika e Zezë, pinjollët e Shtimes dhe “analistët” e baushtellës nga Gjermania, Amerika, Kazakistani, Kurcistani (Kosova) dhe shumë vende të tjera. Është e pabesueshme se si një vend – Kosova që testi i PISA-s nuk mëshirohet të njehë as si analfabetë, në të njëjtën kohë të ketë aq shumë njohës dhe ekspertë të Kushtetutës! Pasi dështoi zgjedhja e presidentit brenda afateve kushtetuese, presidentja Osmani dekretoi shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk jam njohës i Kushtetutës sa Agim Bahtiri dhe Mef Bajçina, si “perla” të ekspertëve të pushtetit autokratik të diktatorit në përpjekje, Albin Kurthi për të dhënë mendimin për këtë mirëpo nuk e kam të qartë se cila do të ishte zgjidhja tjetër pas dështimit të votimit për kandidatin “konsensual” të propozuar nga Kurthi, Glauk Konjufca, nënkryetar i LVV-së dhe zgjatim i Albinit. Lenka Quko ka një kërkesë eksplicite nga Gjykata Kushtetuese; të detyrojë deputetët e Kuvendit të qëndrojnë në sallë dhe ta votojnë kandidatin “konsensual” të Kurthit. E ka ngatërruar gjeografinë duke e njëjtësuar Kosovën me Korenë e Veriut. Duke bashkëdyzuar Kimin me Binin, si vëllezër ideologjikë! Po ky është kapaciteti i saj; aq din e aq flet! Kjo është pasojë e stresit postraumatik shkaku i rrëzimit në Kuvend 56 herë me radhë. As Majk Tajsoni nuk do të tregonte qëndrueshmëri më të madhe. Ai pasi referi i numëron deri në tetë, mezi mbahet në këmbë kurse Lenka ndonëse ia numëruan 56 herë, është “përsëri në këmbë”! Edhe si kryetare e Kuvendit, edhe si u.d. e presidentes sikur edhe si anëtare e Bordit të Paqes! Lenka nacionale është si qengji i butë; po thithë shumë nëna (poste)! Tash lexues të nderuar e keni të qartë pse Kurthi e propozoi Lenkën 56 herë për kryetare të Kuvendit dhe pse Lenka plotë 56 herë pranoi shembjen e dinjitetit! Për këto ditë!

Nan Rrusta: Është një deputet i pushtetit që edhe e shau Gjykatën Kushtetuese por që tani edhe po e mbron …..nga imperialistët amerikanë dhe revizionistët evropianë! Ua bëri të qartë publikisht Korit diplomatik që: “të trusin bythën e mos të sillen kah Gjykata Kushtetuese…” Pordhë burrash! Menjëherë e përkrahën Blerim Xharrahu dhe El – Pis Hoxhallari. Tash pason përkrahja e lladikave kushtetues në formë orteku. Po më brengosë heshtja e autoriteteve kushtetuese dhe intelektuale si Gim Bahtiri, Dona Çadra dhe Ana Toshi për këtë çështje me aq rëndësi për ……shumimin e pandave në Kinë!

Nenad “rrenci”: Më herët Nenad Rashiqi nuk ka qenë djalë i keq. Sa nuk ishte anëtar i LVV-së. Tash, në një intervistë tha se Albin Kurthi vetëm për hatër të tij ia fali 24 hektarë tokë popave të Manastirit të Deçanit! Këtë e vërtetoi edhe Nan Rrustemi deputet dhe bashkëpartiak i Nenadit por se u përgënjeshtrua “fuqishëm” nga vuvuzelat e pushtetit që deklaruan se Nenadi e ka ngatërruar krejt këtë punë duke i bërë në një tapinë e tokave të falura “për hatër të Rashiqit dhe brekushet e Atit Porfirije”. Kombinim dhe arsyetim fort logjik…….për budallenjë! Pastaj, për t’i vënë pikë “leshit të Marisë” u kap pas telallit të pushtetit duke pranuar se e ka bërë m.t përmes procesit të për – mut – acionit! Unë nuk shoh asnjë dallim këtu!

Njëherë urryese patologjike, përjetësisht e tillë …deri në ferr: Shvarc Donika është një urryese e madhe dhe patologjike e UÇK-së, luftës çlirimtare, të burgosurve politikë dhe Bacë Adem Demaçit. Prandaj është bërë yll në LVV. Prandaj është e përkëdhelura e Kurthit. Hashim Thaçi, alfa dhe omega e luftës për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar sikur edhe njëri ndër Baba-llarët e formimit të shtetit të Kosovës, bashkë me çlirimtarët po mbahen peng në Burgun e Hagës, edhe me kontributin shumë bujar të pushtetit aktual ku Shvarc Donika është yll që e errëson të vërtetën dhe e ndriçon gënjeshtrën! Hashim Thaçi krijoi vepra kurse Shvarc Donika trashëgoi vepra! Një dallim estetik, praktik dhe faktik! Tash Shvarc Donika e mori fotografinë e presidentit Hashim Thaçi dhe e dërgoi në bodrum të Ministrisë që e kishte shndërruar në Ministri antikombëtare të prostitucionit diplomatik! Fotografinë e Thaçit në bodrum, Thaçin në Hagë! Çfarë deformimi dhe degradimi i trashëgimisë kombëtare! Çfarë shpërfytyrimi i realitetit historik! Po fundi do të jetë kështu; Hashim Thaçi në dhe drejtë historisë, Shvarc Donika drejtë dhe në baushtellën e Gjermanisë! Dallim i madh estetik dhe praktik!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, mund të largohet nga…