
Dhurata Dora i lë pa fjalë fansat me transformimin drastik
16 dhjetor 2020
| 13:47
Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, ka qëndruar pak në heshtje përsa u përket projekteve muzikore. Por duket se tani ka ardhur koha që ajo të vijë me një këngë, që fansat me zor po e presin.
Ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet me postimin e fundit që ka bërë në “Instagram”. Autorja e hitit “Zemër” ka publikuar së fundmi disa fotografi në “Instagram”, ku shfaqet me një pamje krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë.
Dhurata i është bashkuar vajzave të showbiz-it shqiptar, duke i lyer flokët në një nuancë vjollcë. “Më harro”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.
Fansat mendojnë se imazhet janë shkëputur nga klipi më i ri dhe se dixhitura mund të ketë të bëjë me titullin apo një pjesë të tekstit të këngës.