Dhurata Dora së bashku me këngëtarin francezë GIMS publikojnë këngën e re “ONLY YOU” (Video)

28 maj 2021 | 22:03

Ditë më parë është bërë e ditur bashkëpunimi i radhës nga këngëtarja e njohur, Dhurata Dora.

Ajo ka bërë të ditur se do të bashkojë forcat me artistin francez Maitre Gims, i cili është tejet i njohur me projektet e tij.

Në një postim në rrjetin social Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se kanë lansuar këngën e re.

“Only You” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Myriam Redjimi.

Në klip artistët u vërejtën me veshje të ndryshme, duke marrë kështu vëmendje të madhe të audiencës.

Xhirimet e skenave i ka bërë Stefan Redjimi, ndërsa të tilla janë realizuar në Maldive.

Thekojmë se që në minutat e parë të lansimit, projekti i dyshes është pritur mirë nga dëgjuesit e muzikës së tyre.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka lajmëruar se ka arrestuar 8 persona…