Dhurata Hoxha: Jemi krenar me Policinë e Kosovës

06 shtator 2019 | 18:28
Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në solemnitetin e organizuar për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku ishin të pranishme edhe personalitetet më të shquara të institucioneve vendore dhe mysafirë të shumtë ndërkombëtarë.
Me këtë rast, Znj. Hoxha ka përgëzuar Policinë e Kosovës, duke cekur se është krenare me Policinë e Kosovës.
“Përgëzime të sinqerta me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Krenare me Policinë e Kosovës, gëzuar!”, ka shkruar znj. Hoxha në rrjetin social.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës, njofton opinionin e gjerë publikë se…