
Di Maria: Messin e pres në PSG
Angel Di Maria është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Paris Saint Germainit.
Argjentinasi ishte në fund të kontratës me klubin, por Leonardo nuk vonoi ta bindte për ta zgjatur kontratën dhe vetë lojtari e pranon që nuk mund të ikte nga kampionët e Francës.
“Unë jam i lumtur këtu bashkë me familjen dhe ajo ndihet shumë mirë dhe kjo për mua ka shumë rëndësi. Kjo ishte një nga arsyet që unë pranova të rinovoja pasi nuk mund të largohesha nga një ambient fantastik dhe e dyta për arsye sportive. Këtu po bëjmë shumë mirë dhe ëndrra ime është ta fitoj Ligën e Kampionëve”, ka thënë Di Maria.
“Të kesh një lojtar si Lionel në skuadër është fantastike, e mrekullueshme. Nuk mund të flas më shumë sepse ai tani është lojtar i Barcelonës dhe ka një kontratë, por të shikojmë se çfarë do të ndodhë në verë lidhur me këtë situatë”, ka shtuar Di Maria.