Di Maria mungon ndaj PSG-së

09 shkurt 2021 | 13:09

PSG-ja do të jetë pa Angel Di Maria në ndeshjen kundër Barcelonës në “Camp Nou”.

Argjentinasi pësoi lëndim në fitoren ndaj Marseille dhe trajneri Mauricio Pochettino nuk do ta ketë në dispozicion për një kohë, edhe pse lëndimi nuk është serioz.

Sipas RMC Sport, “Parisienët” nuk do rrezikojnë Di Marian, andaj nuk do jetë i pranishëm kundër katalunasve. Sidoqoftë, mesfushori Marco Verratti pavarësisht lëndimit, pritet të jetë i gatshëm ndaj Barcelonës.

Ndeshja e dytë mes PSG-ja dhe Barcelonës zhvillohet në “Parkun e Princave” në muajin mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kauza…