Di Maria pa dëshirën e tij kishte marrë numrin 7 te Unitedi

04 shkurt 2020 | 16:51

Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria, ka treguar se pse e ka marrë numrin 7 gjatë kohës sa ishte te Manchester United.

Argjentinasi shpjegon se nuk i kishte mbetur asnjë mundësi për të zgjedhur , për rrjedhojë e ka marrë numrin 7, të cilin nëse do të kishte mundësi nuk do e zgjidhte,  raporton Goal.com.

Edhe pse shumë lojtarë të mëdhenjë e kanë bartur këtë numër, për këmbëshpejtin argjentinas numri 7 nuk është më i preferuari.

Numri i preferuar për lojtarin është numri 11, të cilin lojtari e ka bartur qysh në fëmijëri.

‘’Është një numër që e kam veshur qysh kur kam qenë fëmijë’’, ka thënë 31 vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me…