Di Maria pas 18 vitesh rikthehet te Rosario Central

30 maj 2025 | 11:25

Angel Di Maria ka befasuar botën e futbollit me një zgjedhje zemre. Në moshën 37-vjeçare, “ylli” argjentinas është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Rosario Central, klub ku ai hodhi hapat e parë si profesionist.

Ky rikthim simbolik vjen pas 18 vitesh largim, duke mbyllur një rreth të madh në karrierën e tij të pasur. Pas përfundimit të aventurës dyvjeçare me Benfikën, Di Maria kishte në tryezë oferta shumë tërheqëse nga Arabia Saudite dhe Inter Miami, por zgjodhi të ndjekë zemrën dhe jo paratë. Ai vendosi t’i japë fund karrierës në vendlindje, aty ku gjithçka nisi në vitin 2005.

Kujtojmë se në vitin 2007, Di Maria u largua nga Rosario për të kaluar te Benfica, ndërsa tani historia përsëritet në drejtim të kundërt – pas aventurave në Portugali, Spanjë, Angli, Francë dhe Itali, ai rikthehet aty ku filloi gjithçka. Ky vendim është përshëndetur me entuziazëm nga tifozët argjentinas dhe konsiderohet një akt i rrallë besnikërie në futbollin modern. Di Maria, përtej trofeve dhe lavdisë, po rikthehet për të dhënë edhe një herë gjithçka për klubin e zemrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…