Di Montezemolo: Nëse pilotët garojnë për veten e tyre, Ferrari nuk mund të fitojë

10 janar 2020 | 11:38

Ish-presidenti i Ferrarit, Luca Di Montezemolo, ka folur për mënyrën se si Ferrari po menaxhon pilotët e saj nën drejtimin e Mattia Binotto.

Ai i ka dhënë një këshillë këtij të fundit, në mënyrë që makina italiane të rikthehet në nivelet e dikurshme.

“Vetteli duhet të jetë i qetë dhe të ketë besim në forcat e veta”, ka thënë Montezemolo. Ai ka këshilluar Binotto që t’ua bëjë të ditur pilotëve që, mbi të gjitha, rëndësi ka Ferrari dhe jo lavdia personale për t’i evituar polemikat që lindën gjatë vitit 2019. “Leclerc është një pilot i fortë, por edhe inteligjent, që mund të bëhet kampion”, u shpreh Montezemolo. “Natyrisht që gjatë një sezoni ka edhe momente negative për një skuadër, por pilotët duhet të kuptojnë se nuk garojnë për veten e tyre, por për Ferrarin. Nëse Vetteli e Leclerc nuk e kuptojnë këtë gjë, Ferrari nuk do të fitojë kurrë”, ka deklaruar Montezemolo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar…