Dialogu duhet të vazhdojë me çdo kusht

26 nëntor 2018 | 08:26

Politologu Adri Nurellari ka bërë me dije se, pavarësisht prej përplasjeve me Serbinë, Kosova duhet ta vazhdojë për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se nëse Kosova do të dilte si penguese e këtij procesi do ta humbte shumë reputacionin në arenën ndërkombëtare. 

Nurellari ka treguar se nëpërmjet dialogut Kosova nuk negocion vetëm me Beogradin, por edhe me partnerët perëndimorë. 

Sipas tij, Kosova nuk duhet ta humbë rastin his- torik për të bërë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila do të sillte njohje të ndërsjellë. 

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian ka shumë gjasa ta transformojnë radikalisht BE-në dhe ta bëjnë më indiferente ndaj Ballkanit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala publikoi sonte një…