
Dialogu Kosovë – Serbi, Abdixhiku njofton ambasadorin norvegjez për qëndrimin e LDK-së
28 prill 2021
| 16:29
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që i ka dhënë Norvegjia shtetit të Kosovës, si dhe e ka njoftuar atë për prioritetet, situatën e përgjithshme politike në vend, si dhe në veçanti për qëndrimin e LDK-së në raport me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Ndërsa ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.