Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen reciproke

02 mars 2021 | 13:32

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot edhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen reciproke.

“Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Bashkërisht vlerësuam zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe theksuam nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt. Z. Lajçak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 2 people, people standing, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas ekspertëve, mpiksja e gjakut në vena e njohur ndryshe…