Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon sot në Bruksel

29 tetor 2020 | 08:08

Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Me ftesë të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skënder Hyseni, ka udhëtuar të mërkurën për në Bruksel.

Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve. Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e sotëm delegacionet do ta vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump…