
Diamantët e Spitalit të lumturisë/Psikiatrisë
Shkruan: Arieta Mjeku
Drejtori i klinikës së psikiatrisë z. Faton Kutllovci, psikiatre znj. Valdete Alidema, psikiatre znj.Shukrie Statovci, krye infermier i klinikës z. Xhevdet Kasumi ishin shtyllat dhe baza e pritjes fantastike në hyrje të klinikës për pacientët në nevojë.
Shëndeti mendor dhe trajtimi i rasteve të tilla, prej më të ndryshmeve sfida me të cilën përballeshin këta Luan e Luanesha.
Pritja e tyre për pacientët ishte për t’u marrë shembull nga institucionet e tjera shëndetësore.
Të gatshëm, të vullnetshëm, guximtarë, të besueshëm dhe vetëmohues të buzëqeshur për secilin pacient.
Betimi i Hipokratit për ta ishte baza dhe parimi që i mbante kokëlartë, gjë që po e dëshmojnë çdo ditë me punën e tyre.
Sa kënaqësi të shohësh që secili nga ta mundohej që hormonin e lumturisë ta ngrisnin në kulmin e klinikës së Psikiatrisë.
Të presësh pacientë me halle prej më të ndryshmeve me aq butësi, mirësi e krenari, aspak e lehtë, por këta mbretër e bënin.
Po po, këta e bënin, besoni!
Vetëmohimi juaj shembull për secilën qenie njerëzore!
Ju lumtë dhe vazhdoni të jeni shërbyes të trurit duke instaluar lumturi e rikthim në jetë!