Diant Ramaj transferohet te Heidenheimi

29 korrik 2025 | 13:23

Heidenheim ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e portierit shqiptar Diant Ramaj nga Borussia Dortmund. Gardiani 23-vjeçar i është bashkuar klubit gjerman me formulën e huazimit deri në verën e vitit 2026, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe një opsion blerjeje.

Ramaj vjen te Heidenheim pas një sezoni mjaft aktiv në huazim, ku luajti për Ajax dhe Copenhagen, duke grumbulluar 24 paraqitje në total. Statistikat e tij janë mbresëlënëse: 14 ndeshje pa pësuar gol dhe vetëm 15 gola të pranuara gjatë gjithë sezonit. Klubi i Bundesligës e cilëson portierin si një përforcim të rëndësishëm për skuadrën në prag të sezonit të ri, me shpresën se ai do të sjellë siguri dhe eksperiencë në prapavijë. I lindur në Gjermani, Ramaj ka origjinë shqiptare dhe është një emër në rritje në futbollin evropian.

Ai ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares gjermane, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën politike në…