
Diaspora e Nordrhein-Westfalen e organizuar masivisht në përkrahje të liderëve të luftës në Hagë
Edhe diaspora shqiptare në Nordrhein-Westfalen ishte e organizuar masovikisht për të përkrahur liderët e luftës së UÇK-së në proceset gjyqësore që po mbahen në Hagë.
Njëri ndër organizatorët nga Gjermania të protestës së 14 shtatorit në Hagë, Mentor Kryeziu, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan kësaj proteste në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeziu ka shprehur mirënjohje të veçantë për përkrahjen dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve që erdhën nga Bonni, Shtutgardi, Frankfurti, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe shumë qytete të tjera.
Në një postim të tij, ai ka publikuar disa fotografi ku shihet me shokë e bashkëveprimtarë, duke theksuar se ata punuan në heshtje, por arritën të realizojnë një organizim madhështor nga Bonni për Hagë.
“Me disa nga shokët që punuan në heshtje, por e realizuan në vepra organizimin madhështor në përkrahje të liderëve të luftës. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata shokë nga të gjitha trevat e Shqiptarisë dhe të mërgatës që u bashkuan me të vetmin qëllim – mbrojtjen e luftës së pastër të UÇK-së”, është shprehur Kryeziu.