Diaspora me Bashkim Ramosajn: Deçanin do ta bëjmë edhe më të bukur!

11 tetor 2025 | 14:27

Kryetari aktual dhe kandidat edhe për një mandat të ri për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot një grup aktivistësh, veprimtarësh e atdhetarësh nga diaspora, të cilët kanë ardhur në vendlindje për t’i dhënë përkrahje me votë AAK-së.

“Kisha kënaqësinë të pres sot një grup aktivistësh, veprimtarësh e atdhetarësh nga DIASPORA, të cilët kanë ardhur në vendlindje vetëm për të dhënë vulën e fitores sonë të madhe”.

“Faleminderit nga zemra juve dhe gjithë bashkatdhetarëve kudo që jeni!
Faleminderit për besimin tuaj!
Faleminderit për gjithçka që keni bërë për vendlindjen, në çdo etapë të jetës!
Faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë Ramushit, Aleancës dhe mua si Kryetar! Nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë!
Së bashku do ta bëjmë Deçanin edhe më të bukur!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i GUXO për Mitrovicën, Faton Peci, i cili është…