DiCaprio dhe De Niro do të luajnë bashkë në filmin e ri të Scorseses

24 janar 2020 | 11:14

Dy aktorët e famshëm, Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro, do të jenë pjesë e filmit të ri të Martin Scorses.

Dyshja kanë luajtur bashkë në filmin e vitit 1993, “This Boy’s Life”, ndërsa filmi i ardhshëm ku do t’i shohim bashkë do të titullohet “Killers of the Flower Moon”.

“Kam mësuar shumë nga të dy (De Niro dhe Scorsese). Jam i lumtur që mund t’i quaj bashkëpunëtorët e mi… është nder i veçantë që pas rreth 30 vjetësh do ta kem mundësinë të luajë krahas Bobit (De Niros) në dramën e ardhshme të Martin Scorseses, ‘Killers of the Flower Moon’”, ka deklaruar DiCaprio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur Channing Tatum dhe këngëtarja Jessie J janë…