‘Diella’, ministrja e parë shqiptare krijuar nga Inteligjenca Artificiale

11 shtator 2025 | 13:48

Gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar për krijimin për herë të parë në Shqipëri të një ministrie shteti të ndërtuar mbi bazën e Inteligjencës Artificiale.

Në qendër të kësaj risi do të jetë “Diella”.

“Në bashkëpunim me një ministre te re të shtetit e cila është krijuar nga AI dhe publiku e njeh me emrin ‘Diella’, falë 972 mijë shërbimeve dhe 36 mijë dokumenteve me vulë digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve nga platforma ‘E-Albania’. Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme por virtualisht e krijuar nga AI e një qeverie, do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikërave dhe ngurtësisë së administratës”, ka thënë Rama.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të…