‘Diella nuk është lodër’, Rama: Me të po projektojmë të ardhmen

29 shtator 2025 | 15:43

Në Kongresin për Nanoteknologjinë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po guxon të udhëheqë në shkencë dhe teknologji në rajon, duke e vendosur inteligjencën artificiale në qendër të vizionit të saj për vitin 2030.

“Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë. Duke krijuar një ministre të AI, të parën në botë, vendi ynë nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po kontribuon në projektimin e saj”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se Diella nuk është një lodër, por një instrument për transformimin e pushtetit shtetëror në shërbim ndaj qytetarëve, duke synuar transparencë të plotë në tenderët publikë dhe procese të tjera, shkruan “A2 CNN”.

“Jemi të bindur se shumë shpejt do të ofrojmë një mekanizëm të jashtëzakonshëm për tenderë publikë transparentë e me integritet si kurrë më parë. Fuqizimi i AI është një shtyllë themelore e qeverisjes sonë”, tha Rama, duke shtuar se vizioni për Shqipërinë 2030 bazohet në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se qeveria do të kanalizojë më shumë burime e reforma për ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë, me qendër në Tiranë dhe zgjerim rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka…