Diellza Fetoshi e AAK-së, kandidate me numrin 24 që po mbështetet nga qytetarët e Prizrenit

06 tetor 2025 | 14:26

Diellza Fetoshi, vajza që po sfidon vetën për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale të Prizrenit, po fiton mbështetje çdo ditë e më shumë në këtë garë elektorale. Ajo garon me numrin 24 në listën zgjedhore të AAK-së dhe është pjesë e ekipit të kandidatit për kryetar të Prizrenit nga kjo parti, Besnik Krasniqi. Qytetarët po i japin mbështetje jo vetëm asaj si kandidate, por edhe partisë, duke treguar besimin e tyre të fortë në ndryshim.

Diellza Fetoshi nuk është thjesht një kandidate. Ajo është zëri i një brezi që nuk pranon padrejtësinë, stanjacionin dhe premtimet boshe. E diplomuar në Shkenca Politike, ndërmarrëse me vizion, dhe njohëse e gjuhëve të huaja, Diellza vjen për të sjellë energjinë dhe perspektivën e rinisë në qendër të vendimmarrjes.

Ajo beson në një Prizren që nuk ndalet, që zhvillohet dhe që hap dyert për çdo qytetar. Jo më përjashtime, jo më mospërfillje – por punë, barazi dhe mundësi reale.

Ky tetor është momenti ynë. Është koha të zgjedhim guximin mbi frikën, vizionin mbi premtimet dhe veprimin mbi fjalët.

https://www.facebook.com/share/r/1g2fkR4M9T/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
REL - Ndërsa zgjedhjet lokale të 12 tetorit afrohen, banorët…