Diellza Kukaj rizgjidhet kryetare e Aleancës së Gruas

13 maj 2026 | 19:58

Në një postim të bërë nga Ramush Haradinaj, është bërë e ditur se Aleanca e Gruas ka përmbyllur me sukses kuvendin e saj zgjedhor, ku delegatet e pranishme kanë rizgjedhur Diellza Kukajn në pozitën e kryetares.

Haradinaj ka treguar se së bashku me Ardian Gjini e kanë përcjellë nga afër këtë kuvend, duke vlerësuar lart angazhimin dhe rolin e grave të Aleancës në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse.

Ai gjithashtu ka uruar Diellza Kukajn për rizgjedhjen e saj në krye të Aleancës së Gruas, duke vlerësuar punën, konstruktivitetin dhe angazhimin e saj të deritanishëm. Sipas Haradinajt, kjo rizgjedhje është dëshmi e besimit që delegatet kanë në udhëheqjen e saj dhe në vazhdimin e punës së suksesshme brenda organizatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryetari i GUXO-s, Faton Peci e ka dhënë një “këshillë”…